.:MENU KRYESORE:.
     

               .:KONTAKTO:.

               

 
 
.:LIDHJE LINKS:.
 
Mirėserdhėt Vizitorė
 
User:
Pass:
AutoIdentifikim:
 
Regjistrohu!
   
 

               .:SONDAZHE::

C'mendim keni per faqen Shkodrane?
Mire
Shum mire
Keq
Nuk e njof fare
1 Totali i votave
Shko tek sondazhi...

            .:MENU PORTALI:.

 Hyrje
 Forumi
 Chat
 Galeria
 Lajmet
 Shkarkime
 Shėnimet
 TopSite
 Gazeta Shkodra
 Faqet
 Fjalor Elektronik
 Citime

              .:MENU FORUM:.

 Postimet e reja
 Pėrdorues
 Grupet
 Ndihmė

                 .:KERKO:.

  Faqe Brėnda
  Imazhet
  Shkarkimet
  Gazeta Shkodra
  Forumi

 


              .:KRIJO NJE FAQE:.

              

 

.:STATISTIKAT:.

 

                .:DESING BY:.

                 .:VIZITORE:.

              ShkodraWeb Site Counter

              Contatore visite gratuito

 

.:Permbajtja:.                                                                                                              

Pėrshkrimi Gjeografik

Qyteti i Shkodrės ndodhet nė veriperėndim tė Shqipėrisė.
Kordinatat gjeografike janė: Gjerėsi 190 30’ 42”, gjatėsi 450 03’ 05”.
 

 

 

Peisazh nga Liqeni
i Shkodrės


Qyteti ėshtė i vendosur kryesisht nė rafshinė. Nė drejtimin jugperėndim-verilindje ka kuotat nga 9.5 m deri nė 24 m mbi nivelin e detit. Nė veriperėndim tė tij ndodhet Liqeni i Shkodrės.
Pjesa kryesore fushore e qytetit sot ka njė shtrirje prej 1150 ha, ndėrsa pjesa kodrinore ka njė shtrirje prej 350 ha. Nė qytet pėrfshihen dhe tri lagje tė jashtme: Bahēallėku nė jug, Shiroka dhe Zogaj nė perėndim, tė cilat zėnė gjithsej njė sipėrfaqe prej 180 ha. Nga ana lindore qyteti kufizohet nga Lumi i Kirit qė buron nga Malėsitė e Veriut dhe ėshtė 43 km i gjatė. Ky lum derdhet nė Lumin Drin qė rrethon Shkodrėn nga ana jugore.
Nga liqeni buron Lumi i Bunės qė derdhet nė detin Adriatik dhe ka njė gjatėsi prej 44 km. Rrjedha e poshtme e lumit Buna ndan kufirin me Malin e Zi. Lumi Buna ka qenė i lundrueshėm nga anije tė vogla tregtare nė ēerekun e parė tė shekullit tė kaluar, duke e kthyer Shkodrėn nė njė port lumor. Lumi i Bunės bashkohet me lumin Drin rreth 2 km nė jugperėndim tė qytetit.
Shkodra nga ana lindore dhe jugore rrethohet nga nje varg kodrash deri nė 110 m lartėsi, kodrat e Rrencit nė lindje dhe tė Tepes nė jug. Nė jugperėndim gjendet kodra shkėmbore e kalasė sė Rozafės, pikė strategjike shekullore, me lartėsi 130 m dhe sipėrfaqe 3.6 ha.
Nga veriu dhe veriperėndimi shtrihet Fusha e Mbi-Shkodrės, pėrtej tė cilės fillojnė Alpet e Shqipėrisė. Rreth 30 km nė juglindje ndodhet bregdeti adriatik me Plazhin e Velipojės. Siē shihet brenda njė rrezeje prej 30 km, me qendėr Qytetin e Shkodrės, pėrfshihen tė gjitha elementet gjeografike.
Gjeologjikisht qyteti ndodhet nė rajonin e njė fundosjeje tektonike tė periudhės sė pliocenit. Nė truallin e qytetit gjenden depozitimet e lumenjve pėrreth. Klima ka tipare mesdhetare fushore ku ndėrthuret ndikimi detar dhe ai kontinental.
 

 

 

Lumi Buna


Tė dhėna klimatike
 

Qyteti i Shkodrės ka njė temperaturė mesatare vjetore prej 15.3° C. Ne muajin janar temeperatura mesatare ėshtė 4.7° C, ndėrsa nė muajin korrik  26.0° C. Kryesisht qyteti ėshtė vend me diell, mesatarisht janė 2600 orė me diell nė vit. Sasia mesatare e rreshjeve ėshtė rreth 1700 mm, kurse sasia maksimale ėshtė 2500 mm  nė vit. Pėrsa i pėrket lagėshtirės ėshtė nė masėn 66 %. Shpejtėsia e erės varion nga 25 - 45 m/s dhe fryn nga drejtimi verilindor, jugor.

 

Bashkimi i lumenjve
tė Drinit dhe Bunės

Qarku Shkodėr

Qarku i Shkodėrs pėrbėhet nga tre rrethe: Rrethi i Shkodrės, Malėsisė sė Madhe dhe i Pukės. Qėndra e Qarkut ėshtė vendosur nė Shkodėr. Qarku ka njė sipėrfaqe prej 3562 km2 dhe njė popullsi prej rreth 337.015 banorė. Ai kufizohet me: qarkun Kukės, qarkun Lezhė, me Malin e Zi, dhe nė liqenin e Shkodrės dhe detin Adriatik.
Organet drejtuese tė Qarkut janė Kryetari, Kryesia, Sekretari dhe Zv. Kryetari, si dhe seksionet e ndryshme tė miratuara nga Kėshilli i Qarkut.

 


Pamje nga godina e Prefekturės


Kėshilli i Qarkut pėrbėhet nga njė numėr i caktuar anėtarėsh tė forcave tė ndryshme politike nė propocion me votat e marra gjatė zgjedhjeve lokale. Nė kėtė kėshill bėjnė pjesė pėrfaqėsues tė rretheve tė mėposhtme.
Numri i anėtare tė kėshillit ėshtė 67Kėshilli i Qarkut bashkėpunon me tė gjithė institucionet publike e private, lokale, kombėtare dhe tė huaja pėr realizimin e njė zhvillimi tė qėndrueshėm nė Qark.
 

Burimet Natyrore tė Rrethit Shkodėr

Rrethi i Shkodrės kufizohet nga veriu me rrethin e Malėsisė sė Madhe, nė perėndim me Republikėn e Malit tė Zi dhe detin Adriatik, nga jugu me rrethin e Lezhės dhe nė lindje me rrethin e Pukės. Ka njė sipėrfaqe prej 2049 km2 dhe njė popullsi prej 241 mijė banorė. Nė kėtė territor ka tre liqene.
Liqeni i Shkodrės ka njė sipėrfaqe prej 369 km2, nga tė cilat 149 km2 janė nė territorin shqiptar, pjesa tjetėr i takon Republikės sė Malit tė Zi. Thellėsia mesatare ėshtė 10 m, temperatura mesatare e ujit ėshtė 16.50 °C. Liqeni ushtron ndikim zbutės mbi klimėn e qytetit dhe ėshtė shumė i pasur me peshk. Rendimenti vjetor ėshte 50 kg/ha. Ky liqen ėshtė mė i madhi nė Ballkan. Vija e bregut tė liqenit ka njė gjatėsi prej 14.5 km, nga e cila rreth 10 km ėshtė shkėmbore dhe 4.5 km fushore. Siperfaqja e liqenit qė mbulohet nga kjo vijė ėshtė rreth 2300 ha.
 

Pamje e liqenit

Liqeni Artificial i Vaut tė Dejės ka njė siperfaqe prej 27 km2. Liqeni i Komanit ka njė sipėrfaqe prej 17 km2.

Rrethi i Shkodrės pėrshkohet nga tre lumenj: Drini, Buna dhe Kiri.
Mbi lumin Drin ndodhen dy hidrocentrale: i Vaut tė Dejės i ndodhur 20 km nga qyteti, me fuqi 250 MW; i Komanit i ndodhur 40 km nga qyteti, me fuqi 600 MW. Nė malėsitė e Shkodrės ekziston njė pellg ujėmbledhės malor, me lartėsi mesatare 800 m dhe me njė rezervė energjie tė shfrytėzueshme prej 400 MW/orė, i cili ėshtė i pėrshtatshėm pėr ndėrtimin e hidrocentraleve tė vogla.

 

 

 

Liqeni i Shkodrės

Ndėr burimet minerale kryesore pėrmendim: Miniera e Bakrit - Palaj Karme, nė distancė 45 km nga qyteti. Rezervat e mineralit llogariten mbi 1 milion ton me 2.5% Cu. Burime tė tjera minerale bakri ka nė Turrec, 40 km larg dhe minerali titanoilmenit nė Ungre, 55 km larg.
Ndėr mineralet jometalore pėrmendim: kaolina nė Domen-Postribė dhe Vig; vendburim silici nė Vilzė; boksite nė Villgare; dolomite nė Rrasek; rriolite nė Guri Zi. Nė periferi tė Shkodrės ka reserva tė mėdha lėnde tė parė pėr prodhimin e materialeve tė ndėrtimit.

Rrethi i Shkodrės ka njė natyrė tė shumėllojshme. Nė jugperėndim, rreth 30 km larg ndodhet plazhi detar i Velipojės. Nė bregun e liqenit kemi qendrat klimaterike dhe turistike Shirokė dhe Zogaj. Liqenet artificiale malore janė plot me peshk dhe lumenjtė malore janė nė vetvete atraksione turistike. Nga veriperėndimi fillojne alpet e veriut, deri nė 2600 m lartėsi, ku ndodhen pikat turistike tė Thethit dhe Bogės.

 



 
 
 
Copyright © 1997- ShkodraWeb