Nė atė periudhė treva banohej nga fisi Ilir i
Labeatėve. Nė kėtė kohė qyteti merr njė zhvillim ekonomik, gjė qė
dėshmohet nga prerja e monedhės nė qytet qė nė vitin 230 p.k. Nga
monedha mėsojmė emrin qė ka patur qyteti nė atė kohė, Scodrinon. Nė
vitin 181 p.k. bėhet Kryeqytet i Mbretėrisė sė Ilirisė, me sundimtar
Gentin, dhe kishte njė shtrirje tė madhe nė pjesėn veriore. Gjatė
shekullin II p.k. nė kalanė e qytetit zhvillohen luftėrat me Romėn dhe
nė vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bėhet njė nga qendrat e njėsive
administrative tė Perandorisė Romake. Me reformat e Dioklecianit bėhet
qendėr krahinore. Nga Shkodra kalonin rrugė tregetare tė rėndėsishme
drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe nėpėrmjet luginės sė Drinit pėr nė
Kosovė, nga lindja.
Me dyndjet sllave pushtohet dhe bėhet kryeqendėr e shtetit tė Zetės nė
shek. Xl. Mė pas vjen pushtimi i shkurtėr Bullgar. Nė shekullin XIV
bėhet qendėr e rėndėsishme autonome me institucione tė zhvilluara dhe
nė vitin 1360 bėhet kryeqendėr e Principatės sė familjes Balshaj. Mė
1396 kalon nėn sundimin e Republikės sė Venedikut e cila rikonstrukton
kalanė dhe qytetin e quan Scutari. Qyteti ka institucione dhe ligje si
ēdo qendėr e zhvilluar veneciane nė Adriatik.
Mbas vdekjes sė heroit kombėtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi
rezistencėn e popullit shqiptar ndaj pushtimit Osman, nė vitin 1479
Sulltan Mehmeti II rrethon pėrsėri Shkodrėn me mbi 100'000 ushtarė, si
qyteti i fundit shqiptar i pa pushtuar. Mbrojtja vazhdoi mbi shtatė
muaj nga njė garnizon prej 1600 vetash i cili u dorėzua me kusht. Kjo
qėndresė u pėrshkrua nga historiani i parė shqiptar dhe dėshmitar i
kėsaj ngjarjeje, shkodrani Marin Barleti. Libri i tij "Rrethimi i
Shkodrės" u botua nė Europė nė vitin 1504. Pas pushtimit qyteti u
rrėnua por dalėngadalė u rimėkėmb dhe nė shek. XVII u bė qendėr
sanxhaku e Perandorisė. Nė kėtė periudhė qyteti ka mbi 1800 shtėpi dhe
ka filluar tė shtrihet nė fushėn ku ėshtė sot. Zhvillohen zejtaria,
punimi i armėve, punimi i mėndafshit, i bakrit dhe i stolive prej
argjendi.
Nė shekullin XVIII bėhet qendėr pashallėku nėn sundimin e familjes
vendase tė Bushatlive. Mė 1787, Mahmut Pasha i Bushatlive tentoi pėr
herė tė parė krijimin e njė principate tė pavarur shqiptare, qė mė
vonė u shtyp nga perandoria osmane.
|
|
|
Foto e Qytetit tė Shkodrės nė vitet
1930
|
Mė 1718 janė hapur nė Shkodė agjencitė e para
konsullore. Mė 1730 krijohet Dhoma e Tregtisė. Nga viti 1807 deri me
1809 ndėrtohet bexhisteni nė zonėn tregtare nė rritje tė qytetit. Nė
shek. XlX rritja ekonomike ecėn me ritme tė larta. Qendra tregtare ose
pazari ka rreth 2500 dyqane dhe ėshtė mė i madhi nė Ballkan. Qyteti
arrin nė 50'000 banorė dhe bėhet qendėr Vilajeti. Kėtu prodhohen
veshje kombėtare, pėlhurė, lėkurė, duhan, barut, qė eksportohen.
Ushtrohen 80 profesione. Nė qytet jane 6 konsullata tė fuqive
europiane dhe vendeve fqinje.
Nė vitin 1867 qyteti bėhet qendė e Arqipeshkvisė. Ka institucionet
tregtare tė kohės, gjykatė, drejtori postale, dogane.
Mė 1865 kalaja braktiset pasi Lumi Drin ka ndryshuar shtratin. Qyteti
ėshtė kthyer nė port lumor dhe tregton me botėn nėpėrmjet skelave
ndėrmjetėse si ajo e Obotit, Shėngjinit, Ulqinit, Tivarit. Qyteti
shquhet pėr mjedise tė gjelbėruara dhe oborret me lule.
Nė vitin 1878 krijohet Lidhja e Prizrenit pėr mos copėtimin e trojeve
tė Shqipėrisė. Shkodra bėhet njė vatėr e rėndėsishme e lėvizjes
kombėtare. Ushtritė e Shkodrės luftojnė pėr mbrojtjen e territoreve
shqiptare tė Plavės, Gucisė, Hotit, Grudės, Ulqinit dhe Tivarit.
Fillon kėshtu njė periudhe trazirash pėr qytetin, qė reflektohet nė
rėnien e shpejtė tė numrit tė popullsisė. Shkodranėt morrėn pjesė
aktive nė luftėn pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, duke
luftuar me armė dhe duke nxjerrė figura tė shquara udhėheqėsish dhe
njerėzish tė pendės.
|
|
|
Porti nė Lumin e lundrueshėm Buna
|
Kryengritja e vitit 1911 e zonė sė veriut
tronditi pushtimin otoman nė Shqipėri.
Pas shpalljes sė pavarsisė nė vitin 1912, populli shkodran pėrballoi
pėr shtatė muaj rrethimin e ushtrive tė Malit te Zi dhe Serbisė, tė
cilat nė luftėn ballkanike qė kishte nisur, donin tė pushtonin qytetin
dhe rajonin pėrreth tij.
Pas fillimit tė luftės sė parė botėrore Shkodra sulmohet nga ushtritė
malazese tė cilat mė 1915 hyjnė nė qytet. Nė janar tė 1916 pushtohet
nga austriakėt tė cilėt e bejnė Shkodrėn qendėr tė zonės sė tyre tė
pushtimit.
Me mbarimin e Luftės I Botėrore nė Shkodėr vendoset njė administratė
ndėrkombėtare. Mbas Kongresit tė Lushnjes, mė 1920, qyteti
administrohet nga qeveria shqiptare qė doli nga ky kongres.
Nė vitet 1924 deri mė 1939 pati njė zhvillim industrial me fabrika tė
vogla kryesisht nė industrinė ushqimore dhe tė ēimentos. Nė vitin 1939
kishte rreth 70 fabrika tė tilla. Gjatė kėsaj periudhe tė monarkisė
qyteti ka njė administrim europian, me institucione tė rregullta, dhe kryhen
njė varg reformash progresiste.
Nė vitin 1939 Shqipėria u pushtua nga ushtritė fashiste.
Nė vitin 1945 u vendos diktatura komuniste dhe qyteti vuajti per 45
vjet nga represioni qė donte ta privonte qytetin nga prirjet e tij
demokratike dhe kulturore, nga marrėdhėniet me botėn dhe nga ekonomia
e tij tradicionale. U persekutuan personalitetet mė tė spikatura tė
qytetit. U vu dorė mbi institucionet e kulturės dhe tė kultit, duke i
transformuar sipas ideologjisė sė re. U bė ēdo gjė qė qyteti tė
humbiste identitetin e tij mijravjeēar.
Megjithatė ishin shkodranėt qė dhanė sinjalet e para nė Shqipėri pėr
rrugėn e re tė demokracisė qė nė janar tė vitit 1990.
Trashėgimia kulturore e Shkodrės pėr kombin Shqiptar fillon qė nė shek.
XV me shkrimet e para nė gjuhėn shqipe. Kemi nė kėtė qytet shkrimtarėt,
gjuhėtarėt, historianėt e parė tė vendit. Nė shekujt XVIII - XIX kemi
institucionet e para shtetėrore qė pasqyrojnė lidhjet e Shkodrės me
botėn e qytetėruar europiane. Pėr herė tė parė nė Shqipėri zhvillohet
arti, sporti, lindin muzetė dhe bibliotekat. Fillon arti fotografik,
shtypshkrimi dhe, mė vonė, kinemaja dhe energjia elektrike.
Firmat e fuqishme tregtare bėjnė tregti me tė
gjithė botėn deri nė Japoni, duke sjellė nė qytet prodhime egzotike.
Nė familjet shkodrane nuk mungojnė pianofortet dhe piktutrat e
klasikėve botėrorė...