|
Arti i fotografimit nė vendin tonė zė fill nė
Shkodėr nė vitet '50 tė shekullit XIX dhe lidhet me emrin e Pietro
Marubit (1834 - 1903) me origjinė nga Piacenca (Itali). I ardhur si
azilant politik nė Shkodėr, ku dhe u vendos duke themeluar studion
fotografike "Marubi", e para e kėtij lloji nė Shqipėri. Puna e tij mbi
dyzetvjeēare si fotograf ka lėnė gjurmė tė rėndėsishme, me vlera
historike dhe artistike.
Ndėr fotografitė mė tė herėshme konsiderohen
ato tė Hamz Kazazit (1858) dhe Leonardo de Martino-s (1859).
Nė studion "Marubi" pati njėkohėsisht
kontributin e vet modest edhe nxėnėsi i mjeshtrit italian, Mati Kodheli,
me origjinė nga fshati Kodhel i Zadrimės qė fatkeqėsisht vdiq i ri (1862
- 1881). Nga viti 1885 nė kėtė studio punoi edhe vėllai i Matisė, Keli
(1870 - 1940) i cili, me vdekjen e Mjeshtrit trashėgoi studion dhe
filloi punen i pavarur. Ky i fundit mbajti paskėtaj pėr nderim e
mirėnjohje tė mėsuesit bujar, mbiemrin "Marubi"si mbiemėr tė vet.
Krahas rritjes sė kėrkesave tė publikut, rritet
dhe aktiviteti i studios "Marubi", duke ndjekur hap pas hapi teknikat
evolutive tė fotografimit e duke u shquar pėr cilėsi tė lartė deri nė
realizimin e fotografisė sė mirėfilltė artistike.
Brezi i tretė i dinastisė "Marubi", pas vdekjes
sė Kelit, pėrfaqėsohet nga biri i tij, Gega, i cili e trashėgoi kėtė
thesar tė vyer dhe e pasuroi mė tej atė, duke punuar me po atė
pėrkushtim e profesionalizėm deri mė fund tė jetės sė tij.
Nė vitin 1970, fotografi i shquar Gegė Marubi
ia dhuroi shtetit shqiptar kėtė koleksion, fryt i njė pune tė
pandėrprerė njėqind e sa vjeēare, ku shkrihen sė bashku arti dhe kujtesa
e Shkodrės dhe e kombit tonė, i cili pėrmban rreth 160.000 negativė nė
pllaka xhami e nė celuloid. Me bazėn e kėtyre fondeve u krijua fototeka
Marubi e cila pėrfshin edhe katėr arkiva tė tjera negativesh me vlera
tė spikatura, nga fotografėt e shquar shkodranė. Respektivisht Shan Pici,
Rraboshta, Dedė Jakova e Angjelin Nėnshati, duke e trefishuar pothuajse
numrin e negativave nė kėtė fototekė. Vlen tė theksohet se secili prej
kėtyre fotografėve kishte krijuar profilin e vet artistik.
Fondet prej mbi 400.000 negativash, pėrveē
harkut tė gjatė kohor, kanė njė shtrirje gjeografike pėrtej kufinjve tė
qytetit e qarkut tė Shkodrės. Aty janė fiksuar pėrveē mijėra e mijėra
individė qytetarė ose jo tė Shkodrės, qindra ngjarje historike lokale e
kombėtare, kronika tė pėrditshme tė qytetit, persona tė njohur publikė e
personalitete tė fushave tė ndryshme tė jetės politike, ekonomike,
shoqėrore e kulturore.
Gjithashtu ėshtė dokumentuar urbanistika e
monumente tė qytetit tė Shkodrės e tė pjesės mė tė madhe tė qyteteve tė
Shqipėrisė dhe Malit tė Zi. Njė vlerė tė veēantė marrin mijėra negativa
qė pasqyrojnė veshjet tradicionale, qė pėrfshijnė tė gjitha zonat
etnografike tė Shqipėrisė sė Veriut, shtėpitė karakteristike shkodrane
dhe ato tė fshatit, Pazari i Madh i Shkodrės, peisazhe natyrore deri nė
ato tė Alpeve tė Veriut etj.
Fototeka "Marubi" ruan pėrveē negativeve edhe
regjistrat origjinalė, qė nga viti 1918, ku janė tė regjistruar me
saktėsi emrat e personave, grupeve dhe datat e sakta tė fotografimit.
Njė punė e mirė dhe e kujdesshme ėshtė bėrė nga vetė Kel Marubi, pėr tė
vėnė nė dukje pėrmbajtjen e negativave tė punuar nga paraardhėsit e tij.
Me vlera tė veēanta muzeale janė edhe objektet
e materialet e pėrdorura nga Marubėt dhe fotografėt e tjerė nė studiot e
tyre.
Fototeka "Marubi" u vihet nė dispozicion tė
gjithė enteve apo klientėve tė interesuar pėr tė shfrytėzuar arkivin e
pasur tė saj, duke ofruar njė shėrbim pėrherė e mė tė kualifikuar e tė
shpejtė, duke respektuar legjislacionin pėrkatės, nė kushtet e ekonomisė
sė tregut. Ajo ruan ekskluzivitetin e plotė mbi kėtė pasuri kombėtare
dhe tė drejtat e autorit.
Gjatė viteve tė fundit ėshtė zhvilluar njė
veprimtari e dendur dhe e larmishme nė drejtim tė promovimit tė vlerave
tė kėsaj Fototeke. Janė hapur periodikisht disa fotoekspozita brenda dhe
jashtė vendit. Njėkohėsisht janė botuar deri mė tani disa albume me
tematika tė ndryshme nga vetė institucioni apo nė bashkėpunim me
institucione tė huaja.
Nė bashkėpunim me institucione tė specializuara
simotra e partnerė tė tjerė tė huaj europianė po punohet me mbi njė
platformė tė studjuar e perspektive pėr realizimin hap pas hapi tė disa
projekteve nė drejtim tė pėrmirėsimit tė kushteve tė konservimit tė
negativave sipas standarteve bashkėkohore e njė shėrbimi sa mė tė
kualifikuar e tė shpejtė.
Aktualisht po punohet pėr skedimin e
dixhitalizuar tė tė gjithė fondeve tė arkivit, proces qė tashmė ėshtė nė
rrugėn e realizimit.
Nė fillim tė vitit 2004 Fototeka Marubi, me
vendim tė Kėshillit tė Ministrave, kaloi nė vartėsi tė Ministrisė sė
Kulturės Rinisė dhe Sporteve.
Pėr herė tė parė nė Shqipėri trupat teatrale u
krijuan nė Shkodėr para 120 vjetėsh. Nė vitin 1958 u ndėrtua godina e
teatrit, me 500 vende dhe me njė arkitekturė tė veēantė, rikonstruktuar
nė vitin 2001 nga njė projekt i UNOPS/PASARP, me njė vlerė prej 32.2
milion lekė. Nė skenėn e kėtij teatri janė luajtur pjesėt mė tė famshme
tė autoreve botėrore dhe nga gjiri i tij kanė dalė aktorėt nga mė tė
mirėt e vendit.
Gjithashtu nė Shkodėr ėshtė vėnė nė skenė opera e parė shqiptare "Mrika"
me autor kompozitorin shkodran Preng JAKOVA, ekzekutuar nga orkestra
sinfonike dhe interpretues vokal tė Shkodrės.
 |
 |
 |

Godina e Teatrit "MIGJENI"
|
Shkodra ėshtė njė nga qytetet e para nė
Shqipėri ku filloi projektimi i filmave kinematografik. Deri nė vitin
1944 qyteti kishte 5 salla kinematografike. Nė vitin 1958 u ndėrtua njė
kinema moderne me 600 vende. Ka filluar puna pėr rikonstruksionin e saj
me njė projekt financuar nga IDA.
Muzeu Historik i Shkodrės ka nisur tė
organizohet qė nė vitin 1947 (nėn emėrtimin "Muzeu Popullor"), por mori
formė tė plotė mė 1949. Ai u vendos nė qendėr tė qytetit, nė njė
ndėrtesė monumentale tė shek 19, vlerat e sė cilės ia shtonte "Kulla e
Sahatit" bashkėngjitur me tė.
Si bazė e eksponateve shėrbyen objektet
arkeologjike dhe etnografike tė dy koleksioneve tė pasura tė Kuvendit
Jezuit e atij Franēeskan, themeluar qė nga fundi i shek.19 si dhe
materiale tė tjera kryesisht etnografike e historike tė familjeve
shkodrane. Mė 1953, me pasurimin e mėtejshėm tė tij u bė riorganizimi i
tij e ndahet nė disa sektorė, ku pėr shkak tė ideologjizimit, pėrparėsi
merr ai i Luftės Nacional-Ēlirimtare dhe i ndėrtimit socialist.Gjatė
viteve nė vazhdim ngrihen muze dhe shtėpi-muze tė tjera, duke formuar
njė rrjet prej 7 qendrash muzeale.
 |
 |
 |

Muzeu i Qytetit "Oso Kuka"
|
Pas ndėrrimit tė sistemit, me reformat e thella
qė u ndėrmorėn nė fillim tė viteve '90 dhe pėr pasojė shtėpitė ku ishin
ngritur muzetė iu kthyen ish pronarėve, ky rrjet muzeal u shpėrbė, duke
mbetur nė funksion vetėm Muzeu qėndror ku u grumbulluan tė gjitha
objektet muzeale tė qendrave muzeale tė mėparėshme. Muzeu Historik u
transferua nė banesėn monumentale tė sapo restauruar (shėpi
karakteristike shkodrane qė mban emrin "Oso Kuka), ku ndodhet edhe sot.
Vazhdoi tė funksionojėedhe Muzeu i Kalasė "Rozafa". Nė vitet '70 nė kėtė
institucion u pėrfshi Fototeka "Marubi".
Nė nėntor tė vitit 2002 u pėrurua Pavioni i
Arkeologjisė nė Muzeun Historik tė Shkodrės, fryt i bashkėpunimit me
Universitetin e Firences (Itali). Sipas njė projekti tė pėrbashkėt, duke
shfrytėzuar hapėsirat e katit pėrdhes tė ndėrtesės, tė pėrbėrė prej dy
sallash, me elementė arkitekturorė tradicionalė e me vlera origjinale tė
punimit tė gurit e drurit, gėrshetuar me panelat metalike ekspozuese,
realizohet kombinimi ikonstruksioneve tė traditės me ato moderne.
Ndriēimi individual i objekteve tė vendosur brenda kubeve prej qelqi, vė
nė dukjemirė ato dhe krijon efekte emocinale duke e futur vizitorin nė
njė mjedis tė vėrtetė lashtėsie.
Sektori i arkeologjisė ėshtė i vendosur nė katin pėrdhesė tė godinės, me
sallat ekspozuese dhe atė tė fondeve. Fondi arkeologjik pėrmban rreth
500 objekte, nga tė cilėt rreth 200, ndėr mė tė pėrzgjedhurit, janė tė
ekspozuar ndersa pjesa tjetėr ruhet nė fond. Objektet arkeologjike
muzeale tė kėtij sektori pėrfaqėsojnė tė gjitha periudhat historike, nga
Neoliti (6000 vjet P.K.) deri nė Mesjetėn e vonė (shek.XVI). Ato kanė
njė shtrirje gjeografike qė pėrfshin krejt pellgun e Shkodrės. Njė pjesė
e mirė e tyre vjen nga gjetje tė rastit, por ka edhe objeke qė vijnė nga
gėrmimet arkeologjike tė ekspeditave tė kryera nė kėtė territor.
 |
 |
 |

Objekt arkeologjik Shek
VII-VI P.K.
|
Nė aspektin funksional objektet mund tė
klasifikohen si: vegla pune, enė tė pėrdorimit shtėpiak e tė transportit,
objekte kulti, armė luftarake, stoli, objekte varrezash, arkitekturore,
monedha e medalje. Njė pjesė e tyre janė me vlera tė spikatura artistike.
Pėrsa i pėrket materialit tė pėrdorur, ato janė tė punuar nė strall,
gurė, mermer, kockė, qeramikė, metale, qelq etj.
Ka objekte tė prodhimit lokal, por edhe tė
ardhura pėrmes shkėmbimeve tregtare me vende tė afėrta e tė largėta.
Kjo ekspozitė do t'u shėrbejė si vizitorėve
vendas, e sidomos nxėnėsve e studentėve,tė cilėt mund tė shohin
konkretisht historinė e lashtė e vlerat e krijuara nga brezat paraardhės
, ashtu edhe vizitorėve tė huaj qė duan tė njihen me traditat historike
e kulturore tė qytetit e tė krahinės sė Shkodrės.
Muzeu vė nė dispozicion tė vizitorėve shpjegim
tė kualifikuar dhe materiale udhėzuese e promocionale tė mjaftueshme.
Sektori i Historisė pėrmban Arkivin dokumentar
dhe relike tė karakterit historik. Nė rrjetin muzeal tė Shqipėrisė ėshtė
ndėr mė tė pasurit. Ai ndahet nė 55 fonde. Dokumentacioni ka tė dhėna
pėr gjithė Prefekturėn e Shkodrės e mė gjėrė. Pjesa kryesore ėshtė nė
origjinal dhe e shkruar nė shqip, italisht, frėngjisht, gjermanisht e
serbisht.
Lėnda qė pėrmban ėshtė e karakterit historik,
ekonomik, kulturor, artistik, gjuhėsor, arsimor, administrativ, muzeor,
shoqėror, memorialistik. Aty ruhen edhe pėrkthime nė shqip e botimet e
bėra nga Muzeu pas vitit 1949.
Pjesė e Arkivit ėshtė edhe videoteka me
materiale historike tė filmuara nė Arkivin Qėndror tė Shtetit e me
imazhe tė tjera (gjithėsejt mbi 3000). Gjithashtu, fonoteka me
koleksionin e pllakave tė para tė gramafonit, tė regjistruara nė Shkodėr
pas vitit 1953, dhe regjistrime orale tė kujtesės historike. Njė
koleksion mė vete pėrbėjnė fotografitė, ku janė fiksuar ngjarje,
personazhe individuale ose nė grup, monumente tė ndryshme, personalitete
tė historisė etj.
Dokumenti mė i vjetėr konsiderohet njė
pergamenė katėr faqesh ende e padeshifruar, pėr tė cilin mendohet se
daton nė shek.XII - XIV.
Dokumentacioni tjetėr i shkruar vazhon me
fillimin e shek.XIX, ku veēohen shkrime me alfabetin e vjetėr tė
Shkodrės (1827).
 |
 |
 |

Objekt arkeologjik Shek
VII-VI P.K.
|
Pranė Muzeut ruhet dhe njė koleksion me objekte
tė artit tė pikturės e skulpturės (105 punime).Veēohet njė basoreliev
mesjetar, i punuar nė dru, qė paraqet Jezu Krishtin me 12 Apostujt, me
tekste nė alfabetin cirilik. Veprat e tjera, shumica tė punuara me bojra
vaji i datojnė fundit tė shek.XIX e vazhdojnė deri mė sot.
Fondi i objekteve historike tė Muzeut pėrbėhet
nga 4 koleksione kryesore qė dokumentojnė periudhėn nga shek.XV deri mė
sot
1. Koleksioni i armėve: Pėrmban armė tė tė
gjitha llojeve, prodhime vendi ose importi.
Artileri e lehtė (topa tė vegjėl),shek.XIV - XV.
- Artileri e lehtė (topa tė vegjėl),shek.XIV -
XV.
- Armė zjarri, krahu ose brezi tė shek.XVII e
nė vazhdim.
- Armė tė ftohta tipesh tė ndryshėm,shek.XVIII
- XX.pede. Ut a metus.
- Predha furioze metalike tė madhėsive tė
ndryshme (veēohen predhat prej guri tė shek.XV, mė masivet - deri mė
600 kg.)
2. Koleksioni i relikeve: Lidhet me ngjarje historike e personalitete tė
shquara tė qytetit e krahinės sė Shkodrės (ndėr to: tė L.Gurakuqit,
P.Vasės, Sh.Gjeēovit, B.Currit, D.Boriēit, Migjenit)
3. Koleksioni i vulave: Lidhen me veprimtarinė
e institucioneve shtetrore, fetare a tė individėve tė ndryshėm tė
qytetit e tė krahinės sė Shkodrės, por edhe tė shtetevetė huaja.
4. Koleksioni numizmatik (monedha e
kartėmonedha tė periudhės moderne): Pėrmban prerje monetare ose letra me
vlerė tė Shqipėrisė e tėdisa shteteve qė kanė patur marėdhėnie politike
apo tregtare me Shkodrėn apo Shqipėrinė (shek.XIX - XX ). Kėtu veēohen
kartėmonedhat e prera e tė qarkulluara nė Shkodėr mė 1920, kur qyteti iu
bashkua pėrfundimisht shtetit shqiptar.
Ky sekor ka njė fond prej rreth 1500 objektesh
qė u pėrkasin shek.18 - 20. Ato janė prodhime artizanale tė qytetit tė
Shkodrės e zonave gjeo-etnografike tė pellgut tė tij: Dukagjinit,
M.Madhe, Shllakut, Postrribės, Zadrimės, Anamalit, Krajės si dhe tė
krahinave tė Pukės e tė Mirditės.
Njė pjesė e tyre janė prodhuar nga individė tė
familjeve qytetare apo fshatare, kurse pjesa tjetėr prodhime tė
mjeshtėrve tė punishteve artizananale tė qytetit tė Shkodrės duke
ndjekur traditėn shekullore vendase, por edhe me elementė tė rinj, tė
ndikuar nga kontaktet me kultura tė huaja, nė kohė tė ndryshme.
Materialet e pėrdorura pėr punimin e tyre janė
kryesisht tė burimit vendas, por janė pėrdorur edhe materiale importi,
kryesisht nė prodhimet qytetare e mė tepėr nė kohė tė vona, me futjennė
treg tė materialeve tė industrializuara.
 |
 |
 |

Japanxhė- veshje gruaje
shkodrane |
Objektet janė tė klasifikuara sipas funksionit
nė:
Tekstile (veshje komplete ose elemente veshjesh,
sende mobilimi tė ambienteve shtėpiake, si qylyma,perde, mbulesa tryeze,
shtretrish.,strishe muri, etj.). Ruhen rreth 500 njėsi, nė njė gjendje
relativisht tė mirė konservimi.
Nė punimin e tyre ėshtė pėrdorur dendur leshi,
mėndafshi natyror, pambuku, liri, duke kryer ciklin e plotė tė procesit
nė vend, sipas teknikave tradicionale, natyrisht nė njė proces evolutiv
tė tyre. Vlen tė theksohet se ato shquhen pėr origjinalitet, dekoracion
tė pasur, plot simbolikė e kolorit. Nė mėnyrė tė veēantė vlera tė rralla
artistike pėrmbajnė veshjet, ku shpesh ėshtė pėrdorur filigrana me
nuanca tė shumta ngjyrash. Po kėshtu qėndisjet me dorė tė tė pėlhurave
prej mėndafshi, liri e pambuku tė shamive,kėllefėve, ēarēafėve etj.
Orendi druri me gdhenie si rafte, tryeza,
karrige, elementė dekorativė tė interiorit tė banesave, me motive
gjeometrike, floreale e zoomorfe. Gjithėsejt ruhen rreth 35 objekte tė
tilla.
Enė tė pėrdorimit tė pėrditshėm, si kupa, pjata,
tepsi,enė uji,etj, tangarė zjarri, tė punuara nė dru, qeramikė, porcelan,
metale etj. Ato i pėrkasin jetės sė fshatit, kryesisht asaj baritore si
dhe asaj qytetare.Prej tyre ruhen rreth 120objekte.
Objekte prej guri, elementė tė eksteriorit tė
shtėpive qytetare, si gryka pusi, lugje, enė masive depozitimi, pjesė
arkitekturore banesash etj, tė gdhendura me motive interesante e me
forma origjinale.
Vegla pune tė mjeshtrive tė ndryshme, tė
kovaēit, argjendarit, lėkurpunuesit, bakėrpunueit,drugėdhendėsit,
armėpunuesit, etj. Ruhen rreth 200 objekte tė tilla.
Vegla muzikore tradicionale si lahuta, qifteli,
fyej, zumare, saze etj. Ruhen rreth 50 copė.
Ka edhe objekte tė importuara kryesisht nga
Italia e Turqia, sidomos paisje e orendi tė shtėpisė qytetare shkodrane:
llampadarė, vazo, enė kuzhine e tryeze.
Biblioteka e Muzeut qė nė themelimin e saj u ka
shėrbyer dhe u shėrben jo vetėm punonjėsve tė brendėshėm, por edhe
bashkėpuntorėve tė tij e studjuesve tė tjerė tė jashtėm.
Ajo ka arritur tė sigurojė njė fond relativisht
tė pasur qė mbulon tė gjitha fushat e Albanologjisė, por edhe literaturė
tjetėr, tė autorėve shqiptarė e tė huaj, nė shumė gjuhė tė botės, duke
numėruar rreth 15.000 tituj.
Librat mė tė vjetėr i pėrkasin shekullit tė
17-tė, mund tė pėrmendim librin "Dottrina Christiana" tė P.Budit (1618),
libri "Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander - Begh" i G.Biemm-it
(1742).
Njė vend tė veēantė zėnė koleksionet e librave,
revistave e gazetave periodike qė nisin nga fundi i shek 19.
Fondi prej mbi 2000 vėllimesh i bibliotekės tė
familjes "Pipa" dhuruar Muzeut Historik tė Shkodrės, ia ka rritur edhe
mė shumė vlerat kėsaj biblioteke. Pėrmendim kėtu, veēanėrisht
koleksionin "Albania" tė F.Konicės dhe koleksionin "Shejzat" tė
E.Koliqit.
Muzeu Historik i Shkodrės ka grumbulluar tashmė
njė eksperiencė tė mirė pėrsa i pėrket organizimit tė veprimtarive
shkencore, duke bashkėpunuar ngusht me institucione shkencore- kulturore
e intelektualė tė qytetit si dhe studjues vendas apo tė huaj qė
hulumtojnė pėr historinė e traditat tona tė pasura lokale.
Veprimtaria kryesore nė kėtė sferė mbetet
Seminari Ndėrkombėtar "Shkodra nė Shekuj", i cili nė vitin 2002 realizoi
me sukses tubimin e pestė periodik tė tij.
Deri tani institucioni ka arritur tė hedhė nė
shtyp materialet e katėr seminareve tė para (gjithėsejt 8 vėllime) dhe
po pėrgatitet tė hedhė nė shtyp ato tė seminarit tė pestė.
Njė aspekt tjetėr ėshtė organizimi i
simpoziumeve e konferencave shkencore qė hedhin dritė rreth ngjarjeve e
personaliteteve tė historisė, kulturės e artit shkodran e kombėtar,
materialet e tė cilave finalizohen nė botime monografike.
Muzeu vazhdon botimin e revistės shkencore-
divulgative "Kumtari" qė ka nisur nė vitet '70 dhe ka arritur nė numrin
e 8-tė tė saj.
 |
 |
 |

Botime tė Muzeut Historik
Shkodėr
|
Hapat e parė janė hedhur edhe nė botimin e
guidave e materialeve tė tjera promocionuese tė karakterit turistik, si
kontribut nė zhvillimin e turizmit nė qytetin e Shkodrės e zonėn pėrreth.
Ndėr kėto shėnojmė: "Shkodra-guidė"(1994), albumi me kartolina "Fletore
tė ikonografisė shqiptare (I)" dhe ėshtė nė shtyp njė tjetėr guidė, "Kėshtjella
"Rozafa".
Pėrsa i pėrket publikimeve promocionale nga
arkivi "Marubi" mund tė pėrmendim albumin "Gjurmė tė Historisė Kombėtare
nė Fototekėn Marubi" (1982), Albumin "Albanie, Visage des Balkans",
realizuar nė bashkėpunim me Ministrinė e Kulturės tė Francės nė vitin
1995 si dhe albumin Marubi botuar nė bashkėpunim me Ministrinė e
Kulturės Rinisė dhe Sporteve nė tetor tė vitit 2003.
|