.:MENU KRYESORE:.
   

 

               .:KONTAKTO:.

               

 
 
.:LIDHJE LINKS:.
 
Mirėserdhėt Vizitorė
 
User:
Pass:
AutoIdentifikim:
 
Regjistrohu!
   
 

               .:SONDAZHE::

C'mendim keni per faqen Shkodrane?
Mire
Shum mire
Keq
Nuk e njof fare
1 Totali i votave
Shko tek sondazhi...

            .:MENU PORTALI:.

 Hyrje
 Forumi
 Chat
 Galeria
 Lajmet
 Shkarkime
 Shėnimet
 TopSite
 Gazeta Shkodra
 Faqet
 Fjalor Elektronik
 Citime

              .:MENU FORUM:.

 Postimet e reja
 Pėrdorues
 Grupet
 Ndihmė

                 .:KERKO:.

  Faqe Brėnda
  Imazhet
  Shkarkimet
  Gazeta Shkodra
  Forumi

 


              .:KRIJO NJE FAQE:.

              

 

.:STATISTIKAT:.

 

                .:DESING BY:.

                 .:VIZITORE:.

              ShkodraWeb Site Counter

              Contatore visite gratuito

 

.:Permbajtja:.                                                                                                              

Futbolli shqiptar i ka fillimet e hershme qe pas pavarsise se Shqiperise .Ne shume qytete te vendit filloj te luhet nje loje e re sportive me emrin "Futboll" . Ne Shkoder , Vlore, Korce e ne disa qytet te tjera filluan te zhvilloheshin ndeshje te tilla futbolli . Ne Shkoder shume lagje te vjetra Shkodrane filluan te ndesheshin ndermejet tyre duke krijuar nje interes te vecante ne popullsine e asokohe.

Foto e vitit 1913 mbas nje ndeshje futbolli tė zhvilluar ne Shkodėr

Duke pare interesimin e madh ndaj ketij sporti filluan te krijoheshin grupe te vogla sportive te cilet me vone do te krijojne nje Shoqeri te vetme sportive me emrin Vllaznia. Shoqeria Vllaznia ėshte themeluar me 16 shkurt te vitit 1919 , ku nismetaret ishin anetaret e shoqates "Mustafa Pasha" dhe "Vaso Pasha" tė cilėt u bashkuan duke krjuar njo shoqeri te vetme me emrin "Vllaznia" . Programi i saj kuptohet nuk ishte vetėm sportiv, por pikėrisht nė vitet e mėvonshme do ta bėnte ketė emėr mjaft tė njohur, jo vetem ne Shqipėri por edhe mė gjerė . Ndėr themeluesit e shoqėrisė "Vllaznia" mund tė pėrmendim emrat e Hile Mosit qė u zgjodh kryetar, Hysen Draēini nėnkryetar e Jonuz Tafili sekretar. Ndėrsa kryetari i degės sė gjimnastikės u zgjodh Kolė Margjini. Kjo Shoqėri do tė luante njė rol shumė tė madh nė zhvillimin e llojeve te ndryshme te sportit nė vendin tonė . Madje pikerisht nė Shkodėr e kanė fillesėn sporte si futbolli, ēiklizmi, atletika, hipizmi, etj. Kjo shoqeri do tė ishte e para shoqėri e ketij lloji ne vendin tonė.

Ekipi i Vllaznise ne vitin 1945

Shoqeria "Vllaznia" ka gjurme nė historinė e vendit tone. Njė histori e terė kaluar permes suksesesh e peripecish qe ka lene mbresa. Mbi te gjitha ka lene te shkruar ne historine e sportit shqiptar shume emra e personazhe qe kane te bejne pikėrisht me kete klub. Ne vitet ne vazhdim Sporti i futbollit ne shqiperi filloi te behej popullor dhe te luhej ne rang amator ku Vllaznia ishte dhe nje nder promotoret e ketij evenimenti te ri . Pastaj me vone do te krijoheshin edhe shoqeritė e tjera si ne Korēė , Tiranė, Vlorė, Durrės, Elbasan, etj. Ne vitin 1930 te gjithė ekipet e krijuara do te themelonin Federaten Shqiptare te Futbollit . Po ne kete vit do te luhej edhe Kampionati i pare Shqiptar profesionist ne te cilen moren pjesė 6 skuadra ku padyshim Vllaznia ishte nje nder pretendentet si edhe nismetarėt. Vllaznia gjithashtu do te jete finaliste ne edicionin e parė te kupės sė Sqiperisė ne vitin 1938 , ku do te ndeshej me Tiranėn e cila triumfoi.

Vitet gjate luftės sė 2-tė Boterore aktivitet sportive do te ndrepriten per te rifilluar pas luftės.

Pas vitit 1945 pėr klubin Vllaznia do tė nisnin sfida tė reja .Ku ne keto vite dhe saktesisht 1945 dhe 1946 Vllaznia do tė fitoje 2 herė rradhazi Kampionatin Shqiptar , biles ne vitin 1946 Vllaznia i fiton te gjitha ndeshjet duke marre 100% te pikėve tė mundshme.

Ne keto vite nuk mund te lemė pa permendur lojtaret e me famė si Loro Boriēi, Muhamet Dibra, Xhelal Juka, Bimo Fakja, Met Vasija e shume e shume te tjere. Ne vitet ne vazhdim Vllaznia paraqitet gjithmone si pretenduese duke qene ekipi i vetem nga rrethet qė do tė konkurojė treshen e ekipeve tė kryeqytetit .

 

Loro Boriēi , viti 1946 , merr kupen e Ballkaniades.

Viti 1946 Vllaznia kurorzohet kampione e vendit

Ne vitin 1961 Vllaznia fiton kupėn e Gazetes "Sporti Popullor" .Ne vitin 1965 Vllaznia do ti kthehet Trofeut duke fituar kupen e Shqiperisė kunder Skenderbeut te Korēės. Per 3 edicione me pas Vllaznia do te jete serish protagoniste ne kete edicion duke qeneė serish finalste por kesaj rradhe kunder Partizanit dhe saktesisht ne vitet 1966 ,1968 ,1970 te cilat do ti humbi qė tė treja.Ne evenimentet e viteve 1971-72 Vllaznia do te jete fituese si e kupes po ashtu edhe e kampionatit. Nė keto vite do te spikasin emrat e njohur te futbollit si Mehdin Zhega ,Sabah Bizi,Paulin Ndoja, Ramazan Rragami,Ismet Hoxha,Esat Rakiqi, etj. Njė edicion mė vonė 1972-1973 ku po ai brez lojtaresh te 2 viteve me pare do ta shpallin Vllazninė sėrish kampione tė vendit. Ne vitin 1977-78 Vllaznia do te jete serish kampione e Vendit.Po ne kete vit Vllaznia do te marre pjese ne kupat europiane ku do te ndeshet me ekipin e Autrise te Vjenes ku ndeshjen e pare ne Shkoker do e fitoje me rezulatatin 2-0 me gola te Zheges dhe Ballgjinit, kurse ndeshjen e kthimit do e humbi me rezultatin 4-1.

Vllaznia-Austria Vien , viti 1978 , kupa e kampioneve. Goli i pare shenuar nga M.Zhega

Nje vit me vone 1979 Vllaznia do te fitoje kupen e Shqiperise kunder Dinamos.Me pas ne vitin 1981 Vlaznia do te shpallet per here tė 4 fituese e kupės sė Shqipėrisė kunder Besės sė Kavajes, kurse 1 vit me vonė 1982-83 do te fitoje kupėn e gazetės "Bashkimi" si edhe kampionain shqiptar. Ne kete Brez lojtaresh qe arriten keto suksese permendim Ferid Rragami, Hysen Zmijani, Astrit Hafizi, Hysen Dedja, Ferid Borshi, Seit Ēanga ,etj. Ne vitin 1987 Vllaznia do te fitojė sėrish kupen e Shqiperisė  kunder Flamurtarit tė Vlorės.Kjo eshte hera e fundit qe ekipi shkodran provon shijen e fitores se Kupes se Shqiperise.Vllaznia i ka shkuar disa here afer ne vitet e fundit duke arritur ne gjysemfinale dhe finale,por duke u mundur gjithmone nga ekipet e kryeqytetit.Ne vitin 1992 Vllaznia shpallet perseri Kampione e Shqiperise.Ky sukses do te vinte pas 7 vitesh pritjeje.Nder lojtaret me te spikatur te atij edizioni ishin:Avenir Dani,Astrit Premēi,Hysen Dedja,Brikeno Bizi,Zamir Shpuza,Edi Martini etj.Vitet ’90 per Vllaznine do te sjellin edhe shume risi.Lideri i Dhjetorit Azem Hajdari do te behet president i saj,por jo me shume sukses.Pas tij do te vije edhe njeriu me i suksesshem ne krye te Vllaznise;Myftar Cela.Ky njeri i thjeshte nga qyteti i Bajzes fillon menjehere punen duke nxjerre ekipin shkodran nga shume peripeci.Dhe ne fakt ne vitin 1998 do te vije edhe gezimi i pare i presidentit shkodran.Fale talenteve te reja qe kishte ekipi si Edi Martini,Vioresin Sinani,Suad Lici,Armando Cungu etj Vllaznia shpallet Kampione e Shqiperise per te 8-ne here duke lene prapa si Partizanin rivalin nr.1 ashtu edhe Tiranen.Po kete vit ne stadiumin “Qemal Stafa” te Tiranes,Vllaznia mund 5-4 me penallti Apollonine e Fierit dhe fiton superkupen e Shqiperise.Pas dy sezonesh ku dominoi Sk Tirana vjen rradha e Vllaznise.Eshte sezioni 2000-2001.Presidenti Cela shpenzon shume dhe blen lojtaret me te mire ne treg. Fale cilesive te Sinanit, Klodian Duros, Edi Martinit, Saimir Patushit, Luan Zmijanit, etj., Vllaznia shpallet Kampione e Shqiperise per te nenten here. Ne Shkoder fillon festa dhe padyshim qe njeriu kryesor i ketij suksesi cilesohet presidenti Myftar Cela. Stadiumi “Loro Borici” ne ndeshjen e fundit kunder Shkumbinit ishte i mbushur plot e perplot saqe ishte e veshtire te gjeje vend ne kembe. Ndeshja perfundon me rezultatin spektakolar 6-4 per ekipin shkodran. Te dyja ekipet dhuruan spektakel per 12.000 te pranishmit ne shkallet e stadiumit. Pas ketij suksesi ne Shqiperi per Vllaznine erdhi koha e ndeshjeve europiane. Kundershtari i shkodraneve ne turin e pare elelinator te Liges se Kampioneve jane eshte ekipi islandez i FC Reykjavik. Ne islande ndeshja perfundon me rezultatin e ngushte 2-1 per vendasit, duke lene te hapur kualifikimin. Ndeshja e kthimit luhet ne Tirane ne stadiumin “Qemal Stafa” ne ate kohe i vetmi nderkombetar ne Shqiperi. Ndeshja perfundon me nje fitore te madhe te Vllaznise 1-0 me gol te Klodian Duros. Shorti ve perballe Vllaznine me ekipin turk te Gallatasarait. Ne Turqi pas nje loje te shkelqyer,Vllaznia mundet 2-0.Duhet thene qe ekipi shkodran ishte me te vertete i pafat. Ne Tirane ndeshja perfundon si mos me keq 1-4 per ekipin turk. Sinani me ane te golit te pare beri qe te gjithe te besojne ne nje permbysje te madhe, por dalja me karton te kuq e Dibres veshtiresoi gjithcka ne vazhdim. Presidenti Cela ne vitin ne vazhdim duke pare se nuk ishte e nevojshme qe Vllaznia te shkonte ne Tirane sa here qe kishte ndeshje nderkombetare vendosi te investoje perseri per stadiumin “Loro Borici”.Pas shume punimeve stadiumi mori nje pamje madheshtore duke u kthyer ne stadium nderkombetar.Duhet thene qe stadiumi “Loro Boriēi” ka fushen me te mire ne Shqiperi sic eshte deklaruar me vone edhe nga trajneri i kombetares Hans-Peter Briegel.Per sa i perket Vllaznise fitimi i superkupes eshte edhe suksesi i fundit ne rang kombetar. Ne vitet ne vazhdim presidenti Cela dha premtimin e tij se do te krijonte nje Vllazni te madhe per t’iu kundervene ekipeve kryeqytetase. Por ne nje nate qershori jeta e tij prehet ne mes. Endrra e tij pėr te pare Vllaznine duke luajtur ne Shkoder ndeshjet nderkombetare nuk u realizua, per shkak vdekjes se tij te parakohshme.Presidenti Myftar Cela vritet ne Tuz te Malit te Zi me date 14 qershor 2003, duke shkaktuar dhimbje ne mbare qytetit verior. Pas kesaj ngjarjeje per Vllaznine fillojne edhe problemet financiare, ku ekipi gati sa nuk rrezikon te shkrihet. Por nen drejtimin e profesorit te madh Medin Zhega fale edhe ndihmes te disa biznesmeneve shkodran ekipi ngrihet ne kembe perseri dhe behet gati per sfiden e Kupes Uefa. Perballe do te jene skocezet e Fc Dundee.Ndeshjet per Vllaznine nuk kane shume histori, duke i humbur te dyja ato. Me ardhjen e biznesmeneve shkodran ne krye te ekipit dhe fale edhe forcimit ekonomik Vllaznia sezonin e kaluar arriti ne vendin e dyte ne klasifikim duke marre pjese ne kupen Uefa. Vllaznia ne kete kampionat pra 2004-2005 kishte pretendime serioze, por gjerat nuk rrodhen sic duhet dhe tani ekipi shkodran eshte ne vendin e 4-te ne klasifikim duke humbur edhe shansin per te luajtur ne kupat e Europes. Per sezonin e ardhshem presidenca kuqeblu me ne krye Agron Celen, Xhevdet Amulin dhe Valter Fushaj kane premtuar se sezonin e ardhshem do te ndertojne nje Vllazni te madhe te denje per emrin e saj qe mbart, sepse Shkodra eshte djepi i futbollit Shqiptar dhe Tifozat shkodrane me te shumtit ne numer ne shkalle vendi jane lojtari nr.12 i ekipit dhe jane me te zjarrtit dhe me korrektet. Ata padyshim qe jane te paret qe meritojne nje gezim nga ekipi i tyre, i cili tashme shpresojme te vije sa me pare, sepse ne Shkoder mungon prej vitesh.

 



 
 
 
Copyright © 1997- ShkodraWeb